Covid-19 prek tjetër zyrtar të Shërbimit Shëndetësor në Shqipëri

Covid-19 në Shqipëri ka prekur 197 shqiptarë dhe të vdekur ka lënë 10 persona. Nga ana tjetër, virusi ka prekur edhe zyrtarë të Shëndetësisë. Drejtoresha e Operatorit të shërbimit shëndetësor, Mirela Cami ka rezultuar e prekur nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se është kryer e njëjta procedure si për çdo qytetar edhe për Camim, e cila është tashmë e vetizoluar në shtëpi por vijon të punojë nga shtëpia. Gjendja e saj, me sa mësohet është e mirë. I prekur edhe nga Covid-19 është edhe kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është prekur nga koronavirusi si dhe deputeti Adriatik Alimadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?