COVID-19/ Rama krahason Shqipërinë me SHBA, Itali, Spanjë e Belgjikë

Kryeministri Edi Rama publikoi në facebook, një grafik ku shfaqet numri i vdekjeve për 1 milion banorë në SHBA, Itali, Spanjë, Belgjikë dhe Shqipëri.

Vendi ynë paraqitet në fund të grafikut me shifrat më të ulta, ndërsa Rama e vlerëson këtë si pasojë të masave të marra nga qeveria.

“Vdekjet për 1 milionë banorë tregojnë qartë se sa vendimtare kanë qenë shpejtësia, rreptësia dhe respektimi masivisht i masave në Shqipëri. Të gjithë ekspertët kudo në botë, bëjnë thirrje për të mos e ulur vigjilencën dhe asnjë qeveri në botë, nuk ka një plan hapjeje pa shkallë, në varësi të kurbës”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shton se qeveria do të vijojë më planin e saj, ndërkohë që thotë se “ekonomia bie e ngrihet prapë, por të vdekurit nuk ngjallen më”. “Ne do të vazhdojmë të zbatojmë planin tonë dhe ta adaptojmë atë sipas dinamikës së zhvillimeve në frontin e luftës për mbrojtjen e jetës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekonomia bie e ngrihet prapë, të vdekurit nuk ngjallen më, prandaj të gjithë duhet ta kenë të qartë që ne nuk do të tërhiqemi nën asnjë presion të padijes, mendjelehtësisë e vulgaritetit, të atyre që nuk duan të kuptojnë thelbin e kësaj situate dhe flasin për diktaturë e për lloj – lloj fantazish jashtë këtij realiteti”, shkruan Rama.

Postimi i plotë

? VDEKJET PËR 1 MILIONË BANORË tregojnë qartë se sa vendimtare kanë qenë shpejtësia, rreptësia dhe respektimi masivisht i masave në Shqipëri?

? Të gjithë ekspertët kudo në botë, bëjnë thirrje për të mos e ulur vigjilencën dhe asnjë qeveri në botë, nuk ka një plan hapjeje pa shkallë, në varësi të kurbës!

? Ne do të vazhdojmë të zbatojmë planin tonë dhe ta adaptojmë atë sipas dinamikës së zhvillimeve në frontin e luftës për mbrojtjen e jetës. Ekonomia bie e ngrihet prapë, të vdekurit nuk ngjallen më, prandaj të gjithë duhet ta kenë të qartë që ne nuk do të tërhiqemi nën asnjë presion të padijes, mendjelehtësisë e vulgaritetit, të atyre që nuk duan të kuptojnë thelbin e kësaj situate dhe flasin për diktaturë e për lloj – lloj fantazish jashtë këtij realiteti krejt të pazakonshëm!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?