Covid-19 rrezik edhe për gratë shtatzëna, 3 humbje jete në Shqipëri

Gratë shtatzëna janë të rriskuara nga Covid-19, njësoj si pjesa tjetër e popullatës. Mjeku obstetër-gjinekolog, Kastriot Dallaku shprehet se trombozat janë një nga problemet kryesore që shkakton infeksioni tek kjo kategori.

”Rreziqet dhe komplikacionet janë më të larta te gratë shtatzëna krahasuar me gratë jo shtatzëna, kjo ndoshta për shkak të aftësisë koaguluese të gjakut që kanë gratë shtatzëna krahasuar me popullatën tjetër. Një nga komplikacionet kryesore e Covid-19, është tromboembolia”,-thotë ai.

Nga ana tjetër, mjeku thekson se mundësia më e lartë e prekjes nga Covid-19 e bebeve është nga kontakti direkt me nënën pas ardhjes në jetë. Virusi vdekjeprurës deri më tani u ka marrë jetën 3 grave shtatzëna në vendin tonë sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Të martën për shkak të Covid-19 ndërroi jetë një 22-vjeçare nga Korça.

SHKARKO APP