COVID-19 shënon 602,166 të infektuar dhe 27,468 viktima në të gjithë botën

Pandemia e COVID-19 që ka izoluar të gjithë botën vijon ende të shënojë numra tragjik.

Numri i të infektuar ka shkuar në 602,166 ndërkohë që numri i viktimave është 27,468 persona.

Shenjë e mirë është se edhe të shëruarit nga kjo pandemi vijon me ritme të larta teksa 133,527 persona janë kuruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendi më i prekur në botë është Italia me 9,134 viktima dhe 86,498 të infektuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 969 viktima.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë edhe Spanja ka tejkaluar Kinën për nga numri i vdekjeve teksa vendi shënon 5,138 viktima dhe 65,719 të infektuar.

Ndërkohë në SHBA numri i të infektuarve ka shkuar në 104,256 duke u bërë vendi i parë në botë për nga numri i të prekurve. Viktimat janë 1,704.

Në Shqipëri janë shënuar 10 viktima dhe 186 të infektuar me Covid-19.

Numri i viktimave nga Covid-19 është më i lartë se ai i sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute SARS që shpërtheu në vitet 2002-2003, i cili besohet se ka vrarë 774 persona dhe infektoi 8,100 njerëz në Kinë dhe Hong Kong.

6 vendet me bilancin më të lartë të të infektuarve

Italia: 86,498 të infektuar dhe 9,134 viktima

Spanja: 65,719 të infektuar dhe 5,138 viktima

Kina: 81,394 të infektuar dhe 3,295 viktima

SHBA: 104,256 të infektuar dhe 1,130 viktima

Gjermani: 50,871 të infektuar dhe 351 viktima

Iran: 32,332  të infektuar dhe 2,378 viktima

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?