Covid-19, shërohen mbi 1 milion persona
Shpresë në të gjithë botën. Mbi 1 milion persona janë shëruar nga koronavriusi. Shifra sa vjen e rritet ndërsa shumë shtete në mbarë botën po planifikojnë se si të rihapen pas masave shtrënguese të ndërmarra për frenimin e Covid-19.
Në të gjithë botën janë prekur 3,251,143 njerëz. Gjithsesi raste aktive deri më tani janë pak më shumë se 2 milion persona nga të cilët vetëm 3% (55 mijë) janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Për sa u përket vendeve ku është përhapur Covid-19, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bilancin më negativ pasi deri më tani kanë shënuar 62 mijë viktima. Më pas renditet Italia me mbi 27 mijë vdekje, e ndjekur më pas nga Anglia me 26 mijë vdekje dhe Spanja me 24 mijë persona që kanë gjetur vdekjen nga Covid-19.