Covid-19 shfaqet në shkollë? Tomini: Izolohet klasa dhe nëse ka shpërthim e gjithë shkolla

14 shtatori po afron por pasiguritë janë të mëdha, pasi pandemia e Covid-19 është shumë agresive në vend tonë, ku çdo ditë ka raste të reja dhe humbje në jetë. Risku për të transmetuar koronavirusin nga shtëpia në klasë do të rritet edhe pse mësimi do të zhvillohet me maska dhe duke ruajtur distancat.

”Ka një risk te shtuar. Përsa i përket grupmoshës e cila nuk është e ndërgjegjësuar përsa i përket kushteve higjienike. Kemi klasën e parë deri në klasën e pestë që kemi rekomandim për mbajtjen e maskës dhe klasën mbi të pestën që është e detyrueshme maska”,- thotë Eugena Tomi nga Instituti i Shëndetit Publik.

Përsa kohë Covid 19 është përhapur kudo edhe ne shkolla ai do te futet. Cilët do të jenë skenarët e mundshëm nëse do të kemi nxënës të infektuar brenda një klase apo edhe mësues?

”Sigurisht që hetimi i kësaj klase, e këtij nxënësi, në varësi të kontakteve që ka pasur vendos se cilët persona apo fëmijë do të jenë në izolim dhe cilët jo”. Nga ana tjetër po diskutohet nëse do te testohen te gjithë mësuesit para fillimit të vitit shkollor.

SHKARKO APP