Covid-19/Shqipëria me tre ngjyra sipas rrezikut, 13 qytete zonë e kuqe
Silva Bino, Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, thotë se ditët e fundit ka pasur një rritjet të përhapjes së virusit. Sipas saj, vendi është ndarë në tre zona përcaktuar nga niveli i përhapjes së Covid-19.
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i konsideroi masat e marra si të mesme dhe theksoi se ka pasur shtim të numrit të thirrjeve në 127. Lidhur me praninë e madhe të ambulancave në spitalet Covid-19, ai tha se kjo ka të bëjë me shtimin e numri të shtruar në spitale.
Prej muajit mars kur u diagnostikuan rastet e para me Covid-19 në Shqipëri autoritetet kanë kryer rreth 140 mijë teste, nga ku janë pikasur mbi 24 mijë persona të infektuar. Muajin e fundit situata është përkeqësuar ndjeshëm. Prirja e infeksionit është bërë më e lartë. Komiteti Teknik këshilloi qeverinë që prej datës 15 tetor mbajtja e maskës të bëhej me detyrim edhe në mjediset e hapura.
Zonat e kuqe: Fieri, Gjirokastra, Gramshi, Kavaja, Korça, Mallakastra, Mirdita, Përmeti, Puka, Saranda, Tepelena, Tirana dhe Tropoja.
Zonat me portokalli: Berati, Devolli, Durrësi, Elbasani, Kolonja, Kuçova, Kukësi, Kurbini, Lezha, Librazhdi, Lushnja, Peqini, Pogradeci, Skrapari, Shkodra dhe Vlora.
Pjesa tjetër është zona jeshile, me shumë pak raste me të infektuar.