Covid-19/ Shqiptarët nuk besojnë shifrat, të pakënaqur nga ndihma financiare e qeverisë

Që nga fillimi i pandemisë së Covid-19 deri më tani, ka një mosbesim për shifrat që bëhen publike nga qeveria. Një përqindje e lartë e shqiptarëve (40.3%) besojnë se ka më shumë viktima nga Covid-19 në Shqipëri nga sa raportojnë zyrtarët.

Sondazhi i dytë i kryer nga ”Euronews Albania” dhe kompania ndërkombëtare MRB, zbuloi se qytetarët ishin të ndarë midis besimit tek raportimi i saktë dhe besimit se rastet janë më të larta nga sa raportohen çdo ditë nga Ministria e Shëndetësisë. Vetëm 41.3 për qind besojnë se janë të sakta. 13.6 për qind e të anketuarve besojnë se rastet janë më të pakta dhe se ka një ekzagjerim të shifrave. Mosha mbi 55 vjeç besojnë se shifrat janë të sakta, ndërsa moshat e reja besojnë se ka më tepër raste dhe që institucionet po i raportojnë më pak.

Qytetarët duken të ndarë në vlerësimin e dhënë për masat financiare në përballimin e pandemisë, me një përqindje fare të lehtë (1.4%) tek negativja. Pra, 49 për qind e të anketuarve i vlerësuan masat financiare disi dhe shumë pozitive. 50.4 për qind e tyre si disi ose shumë negative. Të moshuarit kishin vlerësimin më të lartë pozitiv, ndërsa moshat e reja vlerësimin më të lartë negativ. Në kampet partiake bazuar në votën e vitit 2017, socialistët ishin më të kënaqurit (81.7%) me ndihmën financiare.

 

SHKARKO APP