COVID-19/ Si është gjendja e të infektuarve?
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 14 raste të reja me koronavirus, ndërsa në total janë 562 persona të infektuar.
Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë është shprehur se gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 314.
Aktualisht në Shqipëri janë 222 persona të infektuar aktivë. Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 34 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.