Covid-19, tani Kosova po trajton të sëmurët nga Shqipëria
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë një raportim të përgjithshëm të situatës me pandeminë në vend, në një kohë kur shifrat e infektimeve prej javësh tashmë janë në nivele shumë të ulëta.
Në njoftimin zyrtar të Shërbimi Spitalor mësohet se aktualisht në spitale janë të shtruar 42 persona që po marrin trajtim për koronavirus, ku 7 prej tyre janë nga Shqipëria.
Pacientët nga Shqipëria që po trajtohen në Spitalin e Gjakovës, ndërkohë që mendohet se ata kanë shkuar vullnetarisht.