Covid-19 te mosha e re, të rinjtë në lokale dhe larg universitetit

Distancimi duket se nuk është rregull që zbatohet nga të rinjtë. Në Tiranë ambientet publike janë të populluara. Kryesisht të rinjtë janë ata që ekspozohen më tepër nëpër lokale.

Tani pirja e kafes nuk preferohet më si dikur, por merret edhe me vete, si zakoni i ditëve të izolimit, në disa zona të Tiranës dukshëm të rinjtë dhe mosha të tjera, qëndrojnë të ekspozuar në këto ambiente, të cilët epidemiologët i shohin si vatra kryesore e përhapjes.

Ata të cilët po penalizohen janë studentët. Mësimi online nuk shihet si efektiv pasi po dëmton të rinjtë në marrjen e dijeve të plota. Komiteti Teknik i Ekspertëve la dhe dy javë afat për të vlerësuar mundësinë e kthimit në auditore. Prej muajit mars auditorët janë të mbyllur dhe studentët duhet të presin të paktën deri në datën 20 janar për të parë nëse vendimi i Komitetit të Ekspertëve do të ndryshojë.

SHKARKO APP