COVID 2 “Shefqet Ndroqi” me 4 pacientë, transportohen sot 3 të tjerë nga Infektivi
Transportohen edhe 3 pacientë të tjerë nga spitali i Infektivit drejt COVID 2 “Shefqet Ndroqi”. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Erjon Skëndaj.
Kështu numri i personave të shtruar në këtë spital arrin në 4.
Kujtojmë që sot në këtë spital u vendosën edhe 5 respiratorë të rinj.
“5️⃣ respiratorë e rinj, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorësh që po plotësojnë kapacitetet e terapisë intensive, tashmë janë vendosur në punë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku nga mëngjesi i sotëm po trajtohen edhe 3 pacientë të spitalit infektiv të konfirmuar me #COVID19❗️
#Vijojmë forcimin e kapaciteteve⏩ qeveria vendosi dje financimin edhe të 50 respiratorëve të tjerë për situatën e emergjencës së shkaktuar nga #COVID19”,- tha ministrja Manastirliu në një status në Facebook.