Covid i vë kyçin kopshtit në Skrapar, infektohen mësues dhe punonjës të administratës
Mbyllet kopshti Nr.1 në Skrapar, pasi dy edukatore rezultuan të infektuara me Covid-19, ndërsa i gjithë stafi është futur në karantinë. Gjithashtu të infektuar janë edhe 3 mësues, por edhe punonjës në prefekturën e Beratit, sigurimet shoqërore dhe drejtorinë e Transportit.
Të infektuar:
-1 mësuese në shkollën 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni”.
-1 mësuese në shkollën e muzikës “Ajet Xhindole”.
-1 mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Drenovicë.
-1 specialist në Prefekturën e Beratit.
-1 punonjëse në Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore.
-1 specialist në Drejtorinë e Transportit Rrugor.
Ministria e Shëndetësisënjoftoi se në 24 orët e fundit në Shqipëri nga 2256 testime janë regjistruar 782 raste të reja, ndërsa 13 pacientë kanë humbur jetën në 4 spitalet covid në Tiranë.
/Abcnews.al