Covid në spitalin e Elbasanit: “Mbyllet” Gjinekologjia, 5 mjekë e infermiere të infektuar
Reparti i Gjinekologjisë është shndërruar në vatër të koronavirusit në Elbasan e për pasojë funksionon vetëm për urgjencat. Numri i të prekurve po shënon rritje, por qytetarët masivisht neglizhojnë protokollet e distancimit social.
Spitali rajonal është shndërruar në vatrën e re të koronavirusit në Elbasan.
Pavarësisht se janë 5 raste të konfirmuara në këtë spital, një pjesë e qytetarëve aty shfaqin indiferencë ndaj rrezikut të koronavirusit edhe pse hyrja e Maternitetit është e njejtë edhe për Kirurgjinë.
“Nuk ka sëmundje, nuk kam parë njeri.”
E teksa numri i të infektuarve rritet, nga ana tjetër vërehet një ulje e respektimit te distancimit social dhe maskat thuajse nuk përdoren.
“Fillimisht e kam përdorur, tani që u hap prapë pandemia jo.”
Një situatë shqetësuese vërehet kryesisht në filialin qëndror të Postës së Elbasanit, ku respektimi i distancës ishte i pamundur për shkak të numrit të madh të njerëzve.
“Po aplikoj për shkollë të lartë.”
“Çdo njeri futet sipas dëshirës.”
Neglizhenca në respektimin e distancimit social vihet re në shumë qytete të vendit, pavarësisht se numri i të prekurve dhe vatrat po rriten çdo ditë.
/Ora News