Covid persistenca, fenomeni i ri që po shqetëson mjekët
Covid-19 vijon të shtojë të panjohurat e tij dhe pas një viti pandemie. Covid persistenca është fenomeni i ri që po shqetëson mjekët. Neurokirurgu Kita Sallabanda, tregon se bëhet fjalë për pacient që e kanë kaluar Covid-19 dhe paralel me antikorpe kanë ende prani të virusit në gjak.
”Këta duhet të mbahen në vëzhgim sepse sëmundja mund të aktivizohet, këta të sëmurë ne nuk i operojmë dot sepse rritet 3 herë vdekshmëria me ata që nuk kanë Covid”,-tha mjeku nga Spanja.
Një tjetër problem duket se vijon të mbetet sindromi post Covid, sipas Sallabandës ai po haset në 20-90% të personave që e kanë kaluar sëmundjen në stad të rendë por dhe tek 1% e fëmijëve.
“Kanë 3 apo 4 muaj që kanë problem të frymëmarrjes, prodhojnë dhimbje muskulare të fuqishme, kemi të sëmurë që kanë problem psikike sidomos me përqendrimin, kemi më pak çrregullime vaskulare, ato që predominojnë dhimbjet e kokës problemet muskulare deri në 3 4 muaj ndërsa tek fëmijët është inflamacion multisistemik e kemi pare në pak raste në 1%”.