Ç’po ndodh me mandatin e Halimit, pas tërheqjes së Janit, flet kandidatja e 7 e listës

Ditën e djeshme në mënyrë të papritur Eduard Halimi hoqi dorë nga mandate i tij në qarkun e Beratit.

Duke shtruar kështu mundësitë se kush do të zinte vendin e tij. Ligjërisht mandate i tij duhet që t’i kalonte psikologes së re Juvina Jani. Ajo ishte femra e parë në listën e PD-së së qarkut të Beratit pasi kjo forcë nuk ka respektuar barazinë gjinore.

Jani tha dje se e do ta refuzojë mandatin e deputetes duke u shprehur se i duhet të përkushtohet ndaj djalit të saj mitur që vuan nga një sëmundje e rëndë. Ajo shtoi se shumë shpejti duhet të udhëtojë jashtë vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në listë femra tjetër që ndodhet pas Janit është Monika Qosja. Ajo është e fundit në listën e PD-së për këtë qark.

Swiss Digital Mobile Reklama

E pyetur për këtë çështje, Qosja tha se ende nuk ka marrë asnjë njoftim për mandatin e deputetit, por nëse kjo do të ndodhë do ta pranojë atë. “Do ta pranoja me kënaqësi, do të ishte një vlerësim për mua” – tha ajo. Në zgjedhjet e 25 qershorit, PD mori vetëm një deputet në Berat.

LISTA e qarku Berat

Eduard Halimi

Astrit Veliaj

Lefter Maliqi

Bujar Hoxhaj

Myslym Haxhi

Juvina Jani

Monika Qosja

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?