Credins bank mbështet Digital Nomad Festival

Credins bank mbështet “Digital Nomad Festival”, aktivitet që vjen për herë të parë në Shqipëri.

Një eksperiencë e paharrueshme përgjatë tre ditëve starton në Tiranë duke lidhur të pasionuarit pas teknologjisë kudo në botë me vendin tonë. Eventi do të zgjasë përkatësisht në datat 14/15/16 Shtator ku ekspertë të fushës së teknologjisë, sipërmarrës të vendeve të ndryshme të botës, themelues start-upesh të suksesshme, CEO korporatash dhe grupe të rinjsh që konsiderojnë të nisin karrierën e tyre dhe punën në distancë nga çdo vend i botës, do të bashkohen në seminare, workshop-e, ide apo projekte të reja lidhur me këtë mënyre të punuari.

Eventi do të ketë pjesëmarrje të disa prej emrave më të famshëm te industrisë digjitale si Andreas Will Gerdes krijues i një kompanie gjermane për celulare në vitet 80 i cili ka dalë në Financial Times tek 101 liderat e ekonomisë së re, Lona Alia shqiptarja themeluese e një biznesi shumë të suksesshëm online në Silicon Valley San Francisco si dhe shumë emra të tjerë ndërkombëtarë dhe shqiptarë me eksperienca dhe histori suksesi.

Ky event i veçantë, jo vetëm që sjell një mënyrë të re të menduari dhe te punuari nëpërmjet trajtimit të tematikave aktuale si: investimi ne Shqipëri, gratë dhe të punuarit ne fushën digjitale, mbledhja e fondeve për sipërmarrjet, si të bëhesh lider në moshë të re, transformimi digjital etj., po dhe promovon fort: “Why Albania is the top trending place” duke spikatur për veçantitë që vendi ynë ofron si në infrastrukturë, kosto jetese, klimë të butë, natyrë të bukur, etj. Eventet do të shoqërohen me aktivitete argëtuese si: street food party, vizita edukative në qendra kulturore në Tiranë, kompeticione në sporte si football, yoga, tennis etj. si dhe argëtime në lokale interesante të Tiranës si një vlerë e shtuar për çdo “ nomad” që vendos të jetë dhe të punojë në Shqipëri.

Mbështetja që Credins bank i jep këtij aktiviteti, përkon me promovimin e vazhdueshëm që ne si bankë shqiptare duam t’i japim vendit tonë, duke nxjerrë në pah të bukurën, inovacionin, potencialin që ofron, punësimin dhe vlerat e jashtëzakonshme që kemi si komb. Credins bank e mbështet këtë event duke qenë përherë pranë inovacionit dhe transformimit digjital, në mbështetje të zhvillimeve të vazhdueshme teknologjike për të gjetur dhe ofruar zgjidhjet më të mira për çdo klient të bankës Credins. “Think Green, go Digital” ishte fushata më e fundit lançuar nga banka Credins, si një mesazh i fortë për çdo klient dhe brezin e ri për të aksesuar bankën 24/7 nga çdo pajisje, tablet e laptop, nga kudo e kurdo, duke respektuar dhe kriteret për një mjedis më të pastër. Kartat Credins Eco lançuar për herë të parë në vendin tonë, synojnë të sensibilizojnë klientët jo vetëm për përdorim të kanaleve digjitale por dhe për reduktim të plastikës për një mjedis më të pastër për ne dhe brezat e ardhshëm. Platforma Smile.al, e para platformë crowdfunding për mbledhje të fondeve nga publiku për projekte me karakter social, shënoi një tjetër arritje në projektet tona digjitale.

Inovacioni si pjesë e rëndësishme e strategjisë se bankës Credins kombinuar me një kulturë korporative për zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë, do të vazhdojë të jetë prioritet. Ndaj dhe vazhdimisht jemi në mbështetje të projekteve që promovojnë inovacionin, start-upe apo teknogjinë.
Një mesazh ky tepër thelbësor dhe në përputhje jo vetëm me aktivitetin e Digital Nomad Festival në Tiranë, por dhe me synimet si dhe objektivat qe Credins bank ka në zhvillimin e saj drejt rrugëtimit digjital.
Digital Nomad Festival është një mundësi shumë e mirë për të gjithë ne për të mësuar më shumë rreth kësaj mënyre interesante të së tashmes dhe të ardhmes e cila është bërë e nevojshme. Suporti i Credins bank do të vazhdojë të jetë përherë në projekte apo evente të tilla të rëndësishme për vendin tonë dhe brezin e ri.

SHKARKO APP