Cristiano Ronaldo drejt Juventus?

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi duket se është më tepër se një thashethem i rëndomtë merkatoje. Konfirmimet më të fundit vijnë nga dy media madrilene, që raportojnë se Perez duket i detyruar të pranojë ofertën prej 100 milionë eurosh, për kartonin e portugezit.

Kjo pasi ka qenë vetë Cristiano Ronaldo që i ka kërkuar presidentin madrilen largimin, sepse synon të provojë një sfidë të re, për të qenë më i motivuar.

Ashtu si mediat italiane në mëngjes, edhe ato spanjolle raportojnë se Ronaldo pritet të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me Juventusin, ku do të përfitojë rreth 30 milionë euro në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkëndijat e para të këtij transferimi kanë nisur gjatë negociatave me Jorge Mendes (agjent i Ronaldos) për transferimin e Joao Cancelos të bardhezinjtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Andrea Agnelli dhe Giuseppe Marotta duken të bindur në këtë shpenzim, pasi shohin te Ronaldo njeriun e duhur që mund të udhëheqë skuadrën drejt triumfit në Europë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?