Çuçi: 7400 banorë të strehuar në çadra
Ministri fuqiplotë për adresimin e pasojave të tërmetit, Bledi Çuçi bëri të ditur se rreth 7 400 persona janë duke u strehuar në çadra aktualisht. Çuçi tha se në harkun e pak ditëve do të vijnë edhe disa çadra duke bërë të mundur edhe plotësimin e kërkesave më të mëdha. Ai theksoi se ka një rritje të kërkesave për çadra dimërore kryesisht nga zonat rurale. ”Kemi 7400 veta në çadra sot, rreth 30% e tyre sipas kërkesave të paraqitura nga vet qytetarët kanë nevoje për zëvendësim”. Po ashtu, ministri vuri në dukje se deri tani janë prishur 29 objekte të deklaruara të pabanueshme e që mund të përbënin rrezik për banorët.
KOHA JONË SONDAZH

