Çuçi: Dua të mbahem mend si ministri i Brendshëm, jo si ai i Policisë

Pas propozimit nga kryeministri Edi Rama, betimi në Presidencë dhe tek prezantimi nga Rama para strukturës së Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë, ministri i ri Bledar Çuçi në fjalën e parë tha se dëshiron që të mbahet mend si ministër i Brendshëm, jo si ai i Policisë. Ministri i ri në detyrë, falënderoi paraardhësin e tij Sandër Lleshaj dhe tha se do vijonte punën e nisur prej tij, për të ndryshuar njëherë e mirë mentalitetin për policinë.

”Faleminderit Sandër! Në politikë është si në dramaturgji. Vëmendjen e spektatorit nuk duhet ta marrë mënyra se si hyn aktori në skenë por ka shumë rëndësi dalja nga skena. Kështu që përveç shprehjes së angazhimit tim maksimal për të justifikuar besimin e Kryeministrit dhe nga Grupit Parlamentar dhe për të fituar besimin e publikut mbi të gjitha do të doja të thosha vetëm një fjalë, që në përfundim në mandatit tim do të kisha dëshirë që publiku të thoshte që i mbaroi mandati i Ministrit të Brendshëm dhe jo mandati i ministrit të policisë apo ministrit të rendit, gjë që për fat të keq është një perceptim që vazhdon edhe pse Sandri bëri një përpjekje shumë të madhe për ta ndryshuar. Besoj fort, madje i bindur që nuk u kuptua Ministria e Brendshme si e tillë, si e tërë asnjë reformë, qoftë në policinë e shtetit, nuk do të ketë efektivitetin e duhur”,-tha Çuçi.

SHKARKO APP