Çuçi paralajmëron furtunë lëvizjesh: Brenda javës nis ndryshimi i thellë në Polici
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ndërsa ka reaguar në lidhje me ngjarjet kriminale në vend, ku në vetëm pak kohë, kanë gjetur vdekjen 8 persona, tha se përtej të metave që ka Policia e Shtetit, fajtorë për situatën janë prokuroritë dhe gjykatat e rretheve. Po ashtu Çuçi paralajmëroi ndryshime në nivel të lartë drejtues në Policinë e Shtetit.
“Përsëris, kjo s’do të thotë Policia e Shtetit s’ka dobësi dhe të meta, po përgatitemi për një fazë të re të reformës. Brenda javës do të nisë një ndryshim i thellë me drejtuesit në nivel qarku, ku do të nisë më pas dhe me drejtoreve në çdo qytet të Shqipërisë.
Nga ana tjetër, do të çohet më tej dhe do të përfundojë pajisja e policisë rrugore me kamera. Më lejoni të përfundoj që ne jemi të vetëdijshëm për sfidat e kohës dhe shumë shpejt të gjithë do e prekin ndryshimin e mëtejshëm për të mirën e Policisë së Shtetit”, tha Çuçi.