Çuçi pret ministren britanike për Europën: Luftë kundër krimit, rritje e kapaciteteve në pikat kufitare
Ministrja për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Wendy Morton ndodhet në Shqipëri, ku pati edhe një takim me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi.
Vetë ministri Çuçi ka treguar përmes një postimi në rrjetin social facebook, se do të forcohet bashkëpunimi në luftën kundër krimit si dhe u kërkua gjatë takimit, rritja e kapaciteve në pikat kufitare.
”Prej vitesh Shqipëria dhe Britania e madhe kanë një bashkëpunim të mirë në fushën e sigurisë, kontrollit kufitar dhe goditjes së trafiqeve”.
Postimi i plotë
Prita sot në një takim ministren për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Wendy Morton.
Diskutuam për bashkëpunimin mes dy vendeve tona në luftën kundër krimit të organizuar, rritjen e kapaciteteve në pikat e kalimit kufitar dhe sidomos në portin e Durrësit, si dhe për programet me fokus parandalimin e të gjitha formave të paligjshmërisë.
Prej vitesh Shqipëria dhe Britania e madhe kanë një bashkëpunim të mirë në fushën e sigurisë, kontrollit kufitar dhe goditjes së trafiqeve.