Çudia në Berat/Dalin 2166 vota më shumë se votues dhe numërimi ende s’ka mbaruar
Në disa bashki në Shqipëri ka ndodhur çudia. Numri i votuesve në dy bashkitë rezulton shum herë me i vogël sesa numri i votave të publikuara nga KQZ, edhe pse procesi numërimit nuk ka mbaruar ende.
Bashkia Berat – Edhe pse procesi i numërimit nuk ka mbaruar ende rezultojnë 2166 vota më shumë sesa numri i votuesve. Sipas të dhënave të publikuara dje nga KQZ në faqen e saj zyrtare http://cec.org.al, deri në orën 19:00, orari i mbylljes së procesit të votimit, pjesëmarrja sipas KQZ në Berat ishte 14000.
Por në rezultatet e publikuar sot nga KQZ për numrin e votave është në total 16166 vota. Ndërkohë që deri në orën 12:31, KQZ në faqen e saj zyrtare raporton se kur kishin mbetur edhe 7 kuti votimi të panumëruara, numri i votave e kishte tejkaluar me 2166 vota numrin e votuesve. Në total janë 125 kuti sipas KQZ dhe deri tani janë numëruar 118.
Kandidati i PS Ervin Demo sipas KQZ, aktualisht ka 14,451 vota, Pavlo Shkarpa 844 vota dhe Plarent Aleksi 871 vota.
Ministri Blendi Klosi, i deleguar nga PS për zgjedhjet në Berat, tha dje se procesi ishte shumë normal dhe kishin marrë vota më shumë sesa në 2017. Në fakt, PS ka marrë vota, por jo votues.
KOHA JONË SONDAZH

