Çudia, pronarja e lokalit godet me grusht klienten
Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, pasi pronarja e lokalit ka goditur me grusht një vajzë të re. Shtetasja me iniciale M.T ka kallëzuar në polici së në një lokal lojërash për fëmijë është goditur nga pronarja e lokalit të cilën pretendon se nuk e njeh.
Njoftimi i Plotë:
Më datë 18.03.2018, shtetasja M.T, vjeç-28, banuese në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Skënder Kosturi”, në një lokal lojërash fëmijësh, është goditur me grusht, nga pronarja e lokalit të cilën nuk e njeh. Punohet për identifikimin dhe shoqërimin e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

