Çudia shqiptare! I pastrehu gjobitet brenda 12 orëve dy herë nga Policia
Qeveria ”Rama 2” ka vënë rregulla dhe penalitete të rënda për shkelësit e masave të vëna ndaj situatës së Covid-19. Nga ana tjetër në rrugë veç Policisë dhe Ushtrisë janë edhe të pastrehët. Njëri prej tyre është dhe Altin Hyseni. Në harkun e 12 orëve ai ka marrë dy gjoba. Ai ka një histori të trishtë.
Për ”euronews”, Altini tregon se ka pësuar një aksident, prej të cilit iu deshën 3 muaj ta merrte veten dhe përfundoi duke harxhuar të gjithë të ardhurat e tij.
“Më vjen keq zotëri, unë punoj nga mëngjesi deri në darkë, ushqehem me djersën e ballit. Dhe ajo që po më ndodh gjatë kësaj periudhe, është me të vërtetë e çuditshme”.
Altini kërkon që nëse qeveria nuk e ndihmon dot me një banesë sociale, të paktën t’i anulojë gjobat. “Ju lutem, unë nuk kam para të paguaj, jam duke fjetur në mes të rrugës. Kam bukë të thatë. Dhe kur vjen muhabeti, nuk kam taksirat të paguaj gjoba. Të paktën të sillen në mënyrë njerëzore”.