Çudira nga Kukësi, Gjici zhvendos KZAZ-të në lokale dhe ambulancë
Ashtu si në çdo bashki të djathtë, edhe në KZAZ-të e Kukësit u regjistruan tensione të forta ditë më parë.
Protestuesit tentuan të shkatërronin materialet zgjedhore, ndërsa hodhën në tokë derën me kamionçinë.
Simpatizantët e PD-së gjithashtu u përleshën me policinë.
Nisur nga kjo situatë, KQZ vendosi të zhvendosë KZAZ te shkolla “Havzi Nela” në një hotel.
Ndërkohë, kandidati i PS për Kukësin, Safet Gjici, ka vendosur që të zhvendosë KZAZ-të në ambiente private, për të shmangur çdo tension.
Ajo që bie në sy është se KZAZ-të do të jenë lokale, holli prefekturës apo ambulanca.
KOHA JONË SONDAZH

