Çudit deputeti i PS: Zyrtarët e përgjuar kanë qenë superkorrekt me Avdylajt

Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti ishte i ftuar sot në emisionin |Repolitix, ku u diskutuan audio-përgjimet e publikuara sot nga “Bild”.

Shameti fillimisht deklaroi se publikimi i audio-përgjimeve ka zero mundësi të ndikojë për shtyrjen e zgjedhjeve.

“E shikoj si seria e saj, ‘u mbars mali dhe polli një mi’, e cila ka nisur prej dy vitesh. Nuk shikoj asgjë të re. Ka zero mundësi që të ndikojë për shtyrjen e zgjedhjeve. Një dekret i tillë është nul, pasi ne jemi në proces i cili është duke u përmbyllur”, u shpreh Adnor Shameti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shameti, gjithashtu, deklaroi se në këto përgjime të publikuara nga gazeta gjermane “Bild” nuk ka asnjë komprometuese për zyrtarët e PS-së. Sipas tij, komunikimi i zyrtarëve të PS, me në krye kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, është mëse korrekt politkisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk shikoj asgjë të kundraligjshme nga asnjë funksionarë të PS të implikuar në këto përgjime. Problemi më i rëndësishëm është ligjor, në nxjerrjen e informacionit që është sekret hetimor. Në mënyrë kategorike jo. Gjithë komunikimi ka qenë super korrekt,” tha Shameti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?