Çudit kandidati i Ramës, Ndreca: Policia ka 3-4 zgjedhje që nuk përdoret në votime, na duhet shumë mandati i tretë
Në një intervistë për Ora News, kandidati për deputet i PS-së, Plarent Ndreca u shpreh se Policia e Shtetit ka treguar në 3-4 zgjedhje që ka një qëndrim të konsoliduar dhe është shumë e distancuar nga këto procese.
Sipas Ndrecës, deklaratat e Metës lidhur me policinë e shtetit janë deklarata politike dhe që tentojnë që të marrin aksionin politik të ditës.
Ndreca: Policia e Shtetit ka treguar në 3-4 zgjedhje që ka një qëndrim të konsoliduar dhe është shumë e distancuar nga këto procese. Nuk ka një dyshim që policia është përfshirë në ndonjë fushatë elektorale deri më tani. Deklaratat Metës janë deklarata politike dhe tentojnë që të marrin aksione ditore në tregun politik, por nuk kanë lidhje me policinë e shteti dhe ministrinë e Brendshme për të ndikuar direkt në zgjedhje. Këto janë opinione politike të një individi që e kaq lëshuar zyrën e presidentit sepse ai është bërë i njëanshëm, edhe pse e ka për detyrë që të jetë i paanshëm.
Në rastin e zyrave të FRD-së, se çfarë kërkonte aty presidenti, vetëm ai dhe zoti e di. Nga pikëpamje institucionale kjo, sepse nga pikëpamja politike e kuptoj. Edhe nëse nuk është ndërhyrje ligjore nuk ka pse hynë presidenti sepse ka institucione si gjykata që ndërhyjnë në raste të tilla. Këto janë gjeste që presidenti është kthyer në një palë politike që po na turpëron të gjithë se nuk na përfaqëson. Janë mazhorancat ato që zgjidhen nga shumicat, jo presidenti që emërohet. Kështu, mazhoranca nuk mund t’i kënaqë të gjitha palët prandaj çdo 4 vite shkon në zgjedhje.
Ndreca shtoi se fokusi i mandatit të tretë do të jetë rindërtimi dhe mbyllja e një dëmi shumë të rëndë nga pandemia.
Ndreca: Ne mandatin e tretë do ta marrin, fokusi i këtij mandati është rindërtimi dhe mbyllja e një dëmi shumë të rëndë nga pandemia. Këto janë çështjen e para dhe emergjente që duhen mbyllur brenda vitit që vjen. Sigurisht që edhe në fushata të tjera kemi prezantuar programe me projekte madhore për të zhvilluar vendin, për ta shkëputur Shqipërinë e vitit 2025 me atë të vitit 2013. Kjo mazhorancë ka treguar se është e vetmja forcë politike që di të lexojë publikun. Këtë gjë e pasqyrojnë edhe lista e deputetëve, sepse e kemi kuptuar që ka një qasje ndryshe nga publiku në raport më këtë mazhorancë. Këto 6 vite, përjashto pandeminë dhe tërmetin, janë 6 vite dhe jo 60 vite dhe në këtë periudhë janë bërë shumë. Në mandatin e tretë ne do të arrijmë që ta kapim shifrën prej 10 milionë turistët me investimet që do të bëjmë në aeroporte dhe porte.