Çun Lajçi: Mos më vajtoni, se qyqja këndon edhe për mua!
Tekiu, ai Shehu i thërrmuar burgjeve jugosllave, dramaturgu dhe poeti që i deshi të tjerët më shumë se vetveten, do të thoshte: “Lulëpjeshkat e dashurisë” nuk janë për buzët e botoksit e për tullacët me flokë të mbjellura!
– Qimet pas koke përpiqen me qafën, buzët e fryra takohen me hundët, dhe si njera si tjetra e humbin ndjeshmërinë po ua ndrrove vendet”!
Unë nuk jam i mjerë pse shes libra. Madje, aspak s’më ka marrë malli të dua njeriun që dikush e urren po aq sa e deshi dikur. Këtë “mjerim” nuk ma ka lënë Ai, që vritet e pritet në teh fjalësh e shkronjash të përditshme (pse dikujt iu tek të kthehet sërish te huni e konopi), por ata të përparshmit, që i vura në majë të lapsit, e ata kujtuan se “mjeranët” mashtrohen e duhen më lehtë dhe më lehtë bëhen për vete. Por ja që u dola lulëpjeshkë me therra kur deshën të më këpusin për vazot e partive të tyre.
Dhe i dashuruar me vetveten, dola rrugëve me libra, sepse nuk desha dashuri mjerane nga njerëz që kurrë s’kanë pasur dashuri.
Dëgjojeni plakun: Ju paskeni kujtuar se Kryeministri qenka dashur të merret me letrat dhe prozat e mia,(dhe aqë më shumë me analizat tuaja, – përralla, në TV-të tona), e Kosovën e veriut ta lë në kthetrat e korbave, siç e lanë ata të tjerët më parë!
E shihni për çfarë i fryni buzët dhe mbillni flokët?
Nganjëherë them: Kot paskemi ndejtur me Tekiun e Goli Otokut, sepse fare pak paskemi kuptuar nga dramat e poezitë e tij!
Aman, mos më vajtoni, se qyqja këndon edhe për mua!
14.12.2024