“Çunat problematikë e inaguruan sezonin”, Artan Hoxha reagon ashpër pas vrasjes në Vlorë: Mos e gëzofshi çuna, është meritë e juaja që …

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar ashpër ditën e sotme pas vrasjes së Bledar Bircaj, biznesmen në qytetin e Vlorës.

Gazetari Hoxha e quan me ironi nisje të sezonit pranverë-vjeshtë nga ana e ccunave problematikë, të cilët vazhdojnë me moton e vjetër “godit, asgjeso dhe largohu pa firo”.

Më tej Hoxha shprehet se është merita e këtyre ccunave problematikë që vlera e jetës së një shqiptari është ulur në koston e një karikatori kallashnikovi

WELCOME TO VLORË 2021

Ne mezi po prisnim qe, bashkia dhe qeveria të hapnin sezonin turistik maj-shtator 2021, me nje ceremoni pompoze në Lungomaren e Vlores….

ndersa “çunat problematike” e inauguruan sezonin pranvere-vjeshte 2021 te “Bishti Kalldremit”, nen moton e vjeter, “godit, asgjeso dhe largohu pa firo”…

Mos e gezofshi sezonin “çuna”!!!

Eshte “merita” juaj qe, vlera e jetes se nje shqiptari eshte ulur në koston e nje karikatori AK-47...” shkruan Hoxha.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme në lagjen Hajro Cakërri në Vlorë, reth orës 13:00. Policia pio heton dy pista. E para është ajo e hasmërisë së vitit 2011 ku bircaj u akuzua për vrasje të mbetur në tentativë. Dhe pista tjetër ajo e fushës së narkotikëve, ku emri i 40-vjeçarit kishte dalë në skenë në disa raste.

SHKARKO APP