“Çunat problematikë”, Gjiknuri flet hapur: S’më bezdis fare si shprehje

Damian Gjiknuri flet sërish për “çunat problematikë”, që dolën nga përgjmet e dosjes së Dibrës. I ftuar në News 24, moderatorja Nisida Tufa e pyeti ish-ministrin nëse e bezdis kjo frazë dhe Gjiknuri e mohoi këtë gjë.

Ai u shpreh se kjo është një shprehje që përdoret nga 90% e shqiptarëve, madje sipas tij edhe prindërit e përdorin për ndonjë fëmijë pak më problematik që kanë.

“Nuk më bezdis fare, sepse këtë shprehje e përdor 90% e shqiptarëve, për arsye nga më të ndryshme, qoftë edhe prindërit kur një fëmijë mund ta kenë pak më problematik se tjetrin. Politikanët maten nga veprat, jo nga akuzat që iu bëhen. Sa më shumë je i besuar politik apo në qendër të vendimmarrjes, aq më shumë akuza do të kesh. Politikani duhet të mësohet me këto. Kështu që nuk më bëjnë përshtypje fare. Për gabimet e mia flasin vetëm organet e drejtësisë”,- tha Gjiknuri.

SHKARKO APP