Çupi për ”KJ”: Qëndrimi i CDU/CSU ”rrëzoi” Raportin e KE dhe Qeverinë
Nga: Redjon Shtylla
Zv/kryetari i grupit parlamentar CDU/CSU dhe njëherazi kryetar i grupit parlamentar të Ballkanit Perëndimor, Johann David Wadephul, thotë se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e caktuara në Këshillin e Ministrave të Jashtëm, të datës 28 qershor 2018.
Për këtë deklaratë, ”Koha Jonë”, kontaktoi me ish-deputeten e PD-së, Dhurata Çupi, e cila thotë se qëndrimi i CDU/CSU ”rrëzoi” Raportin e KE dhe qeverinë ”Rama 2”. “CDU/CSU kishin mesazh të fortë ndaj kësaj qeverie e që sipas tyre, Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht lidhur me pranimin e negociatave”. Për të opozita është me qytetarët në sheshet e lirisë, në rrugën pa kthim për të vendosur standarte për zgjedhje demokratike. “Është një betejë të cilën PD-ja dhe opozita e bashkuar do ta fitojë pasi është një betejë e shqiptarëve të bashkuar kundër të keqes më shumë se kurrë më parë”.
Për Çupin, PD-ja do të rikthehet në Kuvend kur institucionet të jenë demokratike “Partitë e opozitës do të angazhohen në institucione kur ato të jenë vërtetë demokratike dhe jo të dala nga vjedhja e votës, siç është parlamenti. Për sa kohë kemi një parlament jolegjitim që nuk ka marrë votëbesimin e qytetarëve të lirë por ka blerë e vjedhur votat e shqiptarëve, ky parlament nuk mund të konsiderohet institucion demokratik”.
Ish-deputetja e PD-së, nënvizon se 2 qershori është një ftesë që shkon për çdo shqiptar që nuk e pranon këtë qeveri, e cila ka rrëzuar çdo institucion tjetër në këtë vend për të qëndruar e vetme, në rrugën e saj drejt fundit. “Jam e bindur se sërish shqiptarët do të derdhen në shesh. Ju e keni parë që mbështetja ndaj opozitës në këto muaj betejë, jo vetëm që nuk është zbehur por është rritur ndjeshëm”.
KOHA JONË SONDAZH

