Çupi: Protesta e opozitës i shërbeu pushtetit

Gazetari Frrok Çupi i ftuar në “360 Gradë” në Ora News tha se protesta e së shtunës e opozitës i shërbeu pushtetit.

“Ajo qe një protestë që u lexua si thirrje e militantëve për të vendosur autoritetin e kryetarit që është shumë e rrezikshme për demokracinë dhe e dyta, protestat politike zakonisht thërriten për të marrë pushtetin jashtë sistemit. Protestë të dështuar nuk ka, qoftë edhe me dy njerëz. O i shërben pushtetit, o i shërben opozitës. Në këtë rast i shërbeu pushtetit. Protesta nuk do të ishte në favor të Partisë Demokratike. Ua thashë që të shtunën në mbrëmje qeveria do të jetë më e fortë se në mëngjes”- theksoi Frrok Çupi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?