Çupi: Qeveria dështoi në menaxhimin e COVID-19, funksionon me vendime të çastit

Për Partinë Demokratike qeveria e kryeministrit Edi Rama dështoi në menaxhimin e situatës së krijuar nga koronavirusi. Në një intervistë për Ora News, ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi tha se gjendja ekonomike e shqiptarëve është e mjerueshme.

Dhurata Çupi: Ne sot kemi protesta në shumë vende për shkak se nuk marrin pagat. Ne kemi radhë para bankave të kryefamiljarëve që provojnë për të disatën herë në sportelet e bankave nëse i ka dalë ndonjë lekë nga kjo qeveri. Pra kemi një gjendje të mjerueshme ekonomike të qytetarëve dhe nga ana tjetër kemi super pasurim me tendera sekret dhe abuziv. Në gjykimin tim nga një dështim total sa i përket menaxhimit. Qeveria po funksionon orë pas ore me vendimmarrje të çastit. Qeveria jo vetëm që nuk ka patur një strategji, por vazhdon mos ketë një strategji të qartë, të besueshme transparente si mund ti gjendet pranë  qytetarëve shqiptarë në rastin e pandemisë ashtu sic e provuam në rastin e tërmetit, që me mijëra shqiptarë gjendjen akoma jashtë.

Sipas PD, programi i propozuar nga Lulzim Basha është i duhuri dhe duhet të marret në konsideratë nga qeveria.

Dhurata Çupi: Ishte një program transparent, i mirëdetajuar dhe ishte për qytetarët në fakt. Ajo që kishte të metë programi jonë ishte se nuk programonte tendera sekret, nuk programonte firma kush do ti fitojë tenderat. Programi i PD ishte për qytetarët e thjeshtë. Unë uroj që të fillojë të zbatohet, jo vetëm të pranohet teorikisht, por të merret në konsideratë nga kjo qeveri.

SHKARKO APP