Çupi: Reforma në drejtësi nuk zbatohet me këtë establishment, PD protestë për atë që do qeveria
Gazetari Frrok Çupi i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se e vetmja shpresë në këto dy vite ishte reforma në drejtësi, por shton se ajo nuk mund të zbatohet për sa kohë është establishmenti aktual politik.
“Nuk ka asnjë shpresë se mund të ketë nëse forca të reja politike nuk shfaqen në terren. E vetmja dritë që u ndez dy vitet e fundit ishte reforma në drejtësi. Unë e miratoj atë reformë qoftë edhe e keqe. Reforma nuk mund të zbatohet me establishmentin e vjetër, i cili është bashkëfajtorë. Sa kohë është bashkëfajtorë. Ka mbaruar punë me protestat. Praktikisht kemi shkuar tek pika që opozita bën protesta për gjëra që i pëlqejnë qeverisë, që nuk ndryshojnë asgjë. Protesta më e madhe ishte kundër ministrit të Brendshëm. Sondazhet tregojnë që vetëm një e treta e qytetarëve mbështesin largimin e tij”- tha Çupi.
KOHA JONË SONDAZH

