Çupi: Varfëria do shtohet, qeveria e papërgjeshme po drejton situatën nga Facebooku

E ftuar në hapësirën e intervistës në Ora News, ish deputetja e PD-së Dhurata Çupi, deklaroi se situata kriminale është rënduar dhe kjo i shkakton dëme shtetit dhe shoqërisë.

Dhurata Çupi: ”Në fakt ngjarjet janë të rënda, pasojnë njëra tjetrën. Çdo ditë ka problematika  të reja, ka vrasje, ka plagosje, ka aksidente. Normalisht është situatë atipike dhe patjetër që ndikon në psiqikën e qytetarëve, por janë ngjarje të vjetra, të pasuara dhe janë të shtuara këto ngjarje të tilla kriminale. Unë uroj që sa më pak të ketë ngjarje të tilla sepse jemi në një gjendje pandemie, gjendje atipike, dhe shtimi i problematikave në vend i bën keq shtetit, i bën keq shoqërisë.”

Çupi tha gjithashtu se varfëria është shtuar dhe se qeveria është e papërgjegjshmë pasi situatën e drejton nga rrjetet sociale si Facebook.

Dhurata Çupi: ”Deri më tani numërohen rreth 61 mijë punonjës të dalë vetëm për 2 muaj që mbetën të papunë. Mos të harrojmë një pjesë që mbetën të papunë për shkak se një numër i madh ka qenë i pareguistruar, pra numi rritet çdo ditë. Varfëria do shtohet padyshim, mos harrojmë që kemi dy muaj, jemi futur në muajin e tretë, qytetarët do paguajnë energjinë elektrike, faturat e ujit, pra janë pagesa të pafundme. Bizneset do paguajnë sigurimet shoqërore të punonjësve. Ka pagesa pafund, ka tendencë të një varfërie totale të qytetarëve shqiptarë dhe kemi një papërgjegjshmëri totale, një drejtim nga Facebooku të kësaj pandemie.”

SHKARKO APP