Curri pyet Nokën: Do ikni të hënën nëse nuk ju vjen populli në protestë? Ja si përgjigjet

Në studion e “Top Story” u diskutuan përplasjet e ashpra sot të ndodhura në ambientet e Parlamentit, ku deputetët e përjashtuar të PD-së, tentuan të futeshin në Kuvend me dhunë. Flamur Noka u shpreh se kjo është e vetmja rrugë që i ka ngelur opozitës, pasi sipas tij, Salianji u dënua padrejtësisht. Nga ana tjetër, analisti Arjan Curri tha se këtë aksion duhet ta kishte bërë populli. Ai i drejtoi pyetjen Nokës se çfarë do të bëjë opozita nëse qytetarët nuk i bashkohen në protestën e së hënës.

Pjesë nga debati:

Curri: Opozita përdor burgosjen e Salianjit si shkak për luftë, për të bërë gjëra që duhet ti kishte bërë populli. Ato gjëra që duhet të bëjë populli, i bën deputeti dhe atë që duhet të bëjë deputeti e bën popull sepse nuk kanë deputet. Pash njërin sot që i thoshte qelbësirë njërit të gardës.

Noka: Po i kapnin deputetet zonja për krahu, bandit që është gardist. Po do të bësh avokati regjimit.

Curri: Pse opozita priti burgosjen e Ervin Salianjit për të bërë gjëra që duhet ti bënte më parë. Opozita e la Salianjin të kallëzonte Xhafajn, e treta a mendon kjo opozitë që e hëna është shansi i fundit i saj. Nëse të hënën nuk del populli, këta duhet të ikin të gjithë. A do ikni të gjithë të hënnë nëse nuk ju vjen populli.

SHKARKO APP