Curri-Salianjit: Në Kuvendin tuaj ishin edhe kolegët e mi që nuk janë delegatë

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur deputeti i PD-së Ervin Salianji në një lidhje direkte. Në emision u diskutua Kuvendi i Lulzim Bashës, që u shoqërua me shumë polemika. Analisti Arjan Curri i tha Salianjit, tha se në sallën e Pallatit të Kongresve, ka patur edhe kolegtë të tij, pra pedagogë të cilët nuk janë delegatë të PD-së, por thjesht kanë qenë aty për të mbushur sallën. Në sallë ka patur edhe fëmijë.

Arjan Curri: Mediat raportuan edhe prezencë të minorenëve. Një prej tyre ka votuar madje. Si mund ta shpjegoni këtë? Çfarë kuptimi ka prezenca e fëmijëve dhe a ka vlerë vota e tyre? Kam patur edhe kolegë, që kanë mbushur rradhët e Kuvendit. Ata ndoshta mund të justifikohen me interes shkencor, por nuk janë delegatë.

Ervin Salianji: Ka patur anëtarë dhe simpatizantë, apo fëmijë të prindërve që kanë qenë në sallë. Këta nuk janë votues dhe nuk përfshihen. Dikush mund të ngrejë kartonin, nuk ka ndonjë. Nga ata 5004 nuk del njeri të kontestojë.

Arjan Curri: Në sallë ka patur edhe simpatizantë?

Ervin Salianji: Po patjetër. Kuvendet janë të hapura.

SHKARKO APP