Daci: Gjykata Kushtetuese mbahet peng, për rezultatin e zgjedhjeve te 2019
I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, juristi Jordan Daci u shpreh se Gjykata Kushtetuese mbahet peng pasi do të certifikonte zgjedhjet e vitit 2019.
Daci: Ky pengim i Gjykatës Kushtetuese lidhet me zgjedhjet e shkuara. Këto zgjedhje janë prova e Gjykatës Kushtetuese. Edhe administrata amerikane tha se rezultati do të certifikohet nga Gjykata Kushtetuese dhe prandaj kjo gjykatë mbahet peng.
Daci u shpreh se KLGJ ka marrë një mision për të bllokuar pushtetin gjyqësor dhe në vend që ta rregullojë, po e shkatërron.
Daci: KLGJ ka marrë një mision për të bllokuar pushtetin gjyqësor dhe në vend që ta rregullojë, po e shkatërron. Le të më thonë se jam në konflikt interesi, i sfidoj të gjithë ata, profesionalisht, që të më argumentojnë vendimmarrjet e tyre që janë profane. Këto janë plane të pastra që KLGj është bashkëpunëtore e pushtetit.