Daçiç vijon me teoritë për Faton Hajrizin: Pushteti në Kosovë është i përfshirë në marrjen e jetës së policit serb

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç vijon me teori konspiracioni, me synimin për ta kthyer një krim në çështje politike. Ai thotë se vrasja e policit në Llozhnicë nga Faton Hajrizi ishte me paramendim dhe pretendon se në atë ngjarje janë të përfshira dhe disa qendra të ndryshme pushteti në Kosovë.

Duke i kthyer përgjigje thirrjeve të ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, Daçiç vijon me gjuhën e urrejtjes duke akuzuar qeverinë në Prishtinë se vrasjen e kryer nga Hajrizi e lidh me krimin dhe jo me terrorizmin.

“Ata tani po përpiqen të dalin nga ajo situatë, ai u arratis nga burgu pa u lëshuar asnjë urdhër për të. Shtrohet pyetja se si është e mundur kjo dhe si ai në ditët në vijim ka qenë këtu në Preshevë dhe Bujanoc dhe nuk ka kaluar ligjërisht vijën administrative”,-tha Daçiç.

Ministrja Haxhiu akuzoi Serbinë se po inkurajon dhe organizon arratisjen e të burgosurve, paraburgosurve dhe të kërkuarve nga drejtësia e Kosovës, në këmbim të një “ambienti mburojë ndaj pandëshkueshmërisë e ndjekjes penale të kriminelëve nga organet e Republikës së Kosovës”.

Nga ana tjetër, Daçiç njoftoi se autoritetet serbe do të hetojnë të gjitha rrethanat e këtij rasti, ku po shkonte Faton Hajrizi dhe si i ka marrë dokumentet e të vëllait, si dhe kush po e ndihmonte.

SHKARKO APP