Dade: Diplomacia s’bëhet me show

Ish-kryediplomatja e Shqipërisë, Arta Dade është e bindur se Kryeministri i vendit jo vetëm nuk ka eksperiencë në fushën e diplomacisë, por as nuk dëshiron të dëgjoje njerëzit me përvojë në këtë fushë. E ftuar në “abcnews”, ajo foli për politiken që ka ndjekur Rama karshi Kosovës dhe veçanërisht ndaj Ramush Haradinajt, duke thënë se padia në gjykatë nuk bëhet as për kryeministrin e një vendi që s’ke marredhenie e jo më ndaj Kryeministrit të Kosovës. Po kështu ajo foli edhe për sfidën e Shqipërisë si vend kryesues i OSBE-së, rolin Bushatit, lënien në hije të Gent Cakajt, etj.

A mendoni se Rama është bërë internacionalist me mënyrën si ka vepruar me Kosovën?

Arta Dade: Rama është prirë nga show dhe jo nga substanca, si tek politika e jashtme ashtu edhe tek ajo e brendshme. Mbase nga lavdatat e ndonjë partneri ndërkomëtar, ai ka qenë i hapur ndaj Serbisë duke ka harruar se duhet të kemi faktorin shqiptar në fokus. Nëse e humbasim kartën e faktorit shqiptar si faktor stabiliteti rajonal, atëhere kemi humbur shumë. Në diplomaci varet shumë mjetet që përdor për të arritur qëllimin. Rama s’ka eksperiencë dhe nuk dëgjon njerëz me eksperiencë.

Si e shihni Kryesimin e OSBE-së dhe rolin që i ka caktuar Bushatit?

Ne e morëm OSBE sepse nuk pati shumë vende që kishin vendosur kandidaturën për të marrë Presidencën e OSBE, por gjithsesi është gjë e mirë qe e ka marrë Shqipëria. Unë mendoj se qeveria ka shkuar e papërgatitur. Unë nuk besoj se ne do zgjidhim konfliktet e mëdha, por uroj që gjatë presidencës sonë të mos thellohen konfliktet. Sa i përket Ditmir Bushatit, si i Dërguari Special në OSBE, nuk e kam kuptuar rolin që do ketë ai, sepse i Dërguari Special dërgohet zakonisht për një çështje të caktuar. Këto kohë Rama duket i zhgënjyer nga Gent Cakaj, sepse po e sheh edhe vetë se i vendosi në shpatulla një barrë që ai nuk e mban dot. Deri më tani Rama po i shfrytëzon takimet si në emër të OSBE për të bërë PR (public relations) e vet. Është skandal që shkon duke prezantuar në kancelaritë e huaja “anti-KÇK”. U shpjegon partnerëve tanë KÇK (kap ca të kapësh) si gjetje e madhe. Kush e ka penguar Ramën të luftojë krimin e organizuar gjatë këtyre viteve edhe pa këto emra të pakuptimtë?!

SHKARKO APP