Dade: Opozita ka humbur rrugën, nuk është ngritur nga goditja që morri më 23 Qershor

 

Deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade gjatë fjalës së saj në Kuvend ka komentuar deklarimet e bëra nga opozita në lidhje me operacionin antikanabis në fshatin e Lazaratit.

“Më vjen keq të konstatoi se opozita po i kthehet Lazaratit në një kohë kur ai u përshëndet si operacion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për fat të keq kjo tregon luftën politike në kuadër të zgjedhjeve lokale, duke iu kthyer dëshpërimisht Lazaratit dhe jo problemeve sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por të evokosh atë që ka ndodhur në Lazarat që ka qenë një veprimtari e dënueshme, do të thotë se kemi një opozitë që nuk e ka gjetur rrugën e duhur, dhe nuk është ngritur nga goditja që mori në 23 qershor", u shpreh deputetja socialiste.

Gjatë diskutimeve për “ratifikimin e marrëveshjes me Mbretërisë së Spanjës, për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellët të informacionit të klasifikuar”, Dade tha se siguria cënohet jo vetëm nga mungesa e informacionit të klasifikuar, siguria kërcënohet dhe nga çështjet sociale dhe sigurisht kjo mazhorancë e ka në vëmendjen të marr masa konkrete për jetën e qytetarëve".

"Madje kërcënohemi nga masakrat në mjedis. Kemi një mungesë nga ana e opozitës, siç ishte rasti i kandidatit të Këlcyrës, por ka dhe kandidatë të tjerë që kanë bërë masakra në mjedis, siç është ai i Kolonjës. Këto gjëra jo vetëm na largojnë nga BE por na portrezitojnë me diçka jo të mirë", theksoi Dade. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?