Dade: Për të ardhur keq që një vend aspirues për BE, të ketë nevojë për presion nga ambasadorët
E ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-deputetja dhe ish-ministrja e PS-së Arta Dade u shpreh se është e çuditshme që një vend i cili aspiron për BE, ka nevojë për presion nga ambasadorët.
Ish-deputetja e PS-së Arta Dade u shpreh se reforma zgjedhore nuk ka pse lihet në momentin e fundit.
“Reforma nuk ka pse lihet në momentin e fundit. Në momentin e fundit nuk ke çfarë të prodhosh, pasi do të kesh ato kompromiset ose pazaret, ose do të bëhet në këmbë dhe reforma do të ketë defekt kur ky kod të zbatohet”, theksoi Dade.