Daily Express: Vendet që përçajnë BE-në janë Shqipëria dhe…

Strategjia e zgjerimit e Bashkimit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor, do të jetë përçarës për vetë bllokun. ”Anëtarët e ardhshëm përçarës të Bashkimit Europian”, këtë titull ka vendosur britanikja “Express”, për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, dhe Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, do të vizitojnë javën e ardhshme të dyja vendet, ashtu si dhe Serbinë, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi e Kosovën.

”Kjo lëvizje pritet të sjellë përçarje të mëdha brenda BE-së”, shkruan “Express”, ”me disa vende që janë tejet hezituese, përfshirë edhe Gjermaninë, ndërsa të tjerë duan ta përshpejtojnë procesin”. Media britanike përmend deklaratën e Hahn për “Die Welt”, kur thotë se KE do të rekomandojë së shpejti, me shumë gjasë në verë, hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ndarjet brenda BE-së u panë edhe gjatë takimit të ministrave të Jashtëm në Bullgari javën e kaluar”. Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel tha pas takimit se situta në Serbi dhe Kosovë ishte e vështirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?