”Daily Mail”: 32 kriminelë u deportuan sot nga Anglia në Tiranë

Vijon dëbimi i shqiptarëve që zgjedhin rrugën ilegale drejt Britanisë së Madhe. Më shumë se 40 kriminelë dhe emigrantë shqiptarë që u përpoqën të hynin në Angli me varkë, janë kthyer në vendin tonë pasi janë dëbuar nga Britania e Madhe.

Me anë të një fluturimi të Home Office, 42 persona janë ulur në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës Nënë Tereza, më herët gjatë ditës së sotme. Anëtarët e grupit ishin dënuar me një total prej 89 vitesh burg për vepra që përfshijnë furnizimin me drogë të klasës A dhe lehtësimin e hyrjes së paligjshme në vend.

Mendohet se ky është fluturimi i katërt në pak më shumë se një muaj që deporton shqiptarë. Në nëntor, shkelësit, të cilëve u ishte dhënë një dënim i kombinuar me më shumë se 24 vjet burg, ishin midis 26 shqiptarëve të dërguar në shtëpi.

Në tetor u zbulua se 12,000 shtetas shqiptarë kishin ardhur në Mbretërinë e Bashkuar duke kaluar Kanalin me anije që nga fillimi i vitit.

SHKARKO APP