”Daily Mail”: Dhërmiu, perla e fshehur e Evropës. Ka vendpushime dhe bare luksoze buzë plazheve

Shqipëria do të jetë një qendër e turizmit veror në Europë. ”Dhërmiu është perla e fshehur e Evropës”, e prezanton fshatin turistik e përditshmja britanike “Daily Mail” në një artikull kushtuar një prej destinacioneve të bregdetit shqiptar.

Teksa shumë vizitorë evropianë po vërshojnë në plazhet e Greqisë dhe Italisë, të tjerë kanë rezervuar një udhëtim në Dhërmi, i cili cilësohet sipas “Daily Mail” si një nga sekretet më të ruajtura të kontinentit. Për gazetën britanike, Dhërmiu ofron plazhe të kristalta dhe peisazhe mahnitëse.

Blogerët e udhëtimeve, Scott dhe Sal, nga Britania e Madhe, dokumentuan qëndrimin e tyre në Dhërmi, të cilët e vlerësojnë pozitivisht vizitën e tyre. Ata kanë vënë në pah se Dhërmiu është pak më shumë se tre orë me makinë nga Tirana dhe ka pesë kilometra vijë bregdetare me resorte të jashtëzakonshme, restorante dhe hotele.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të shumta janë komentet e ndjekjësve që vlerësojnë bukuritë e fshatit shqiptar. Kjo nuk është hera e parë që Dhërmiu përmendet nga mediat ndërkombëtare si një nga vendet që duhet të vizitohet patjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?