Daily Mail: Kontrabandistët shqiptarë si ndali as tragjedia, ata reklamojnë punën në rrjetet sociale
“Daily Mail” i ka kushtuar sërish një artikull shqiptarëve që merren me emigrantët, duke bërë të mundur kalimin e tyre ilegal drejt Britanisë së Madhe. Në artikull flitet për çmimet dhe reklamat që drejtuesit e këtyre rrjeteve praktikojnë për këtë biznes ilegal fitimprurës.
‘‘Korriku duket se ishte një muaj me udhëtime të shumta drejt MB-së, ndërsa parashikohet që gushti ta eklipsojë këtë muaj. Dhe pavarësisht tragjedisë, pak më shumë se 500 emigrantë kaluan Kanalin dje, duke e bërë atë ditën e katërt më të ngarkuar të vitit. Një kontrabandist shqiptar që ofronte kalime në TikTok postoi pamjet e migrantëve që tërhiqnin zvarrë një varkë të vogël të zezë në Kanal nga Franca disa orë përpara nisjes së udhëtimit tragjik‘‘.
Llogaria TikTok e kontrabandistit shmang filtrin e rrjetit social duke zëvendësuar fjalë të tilla si MB dhe Francë me ikona emoji. Një tjetër llogari e TikTok, e drejtuar nga bandat kurde, postoi dje një video të një varke të vogël në një magazinë bregdetare në Francë. Varka ishte përgatitur për një udhëtim nëpër Kanal.