“Daily Mirror”/ Mafia shqiptare përdor Tik-Tokun për të dërguar emigrantët me kamion në Angli

Trafikantët shqiptarë po përdorin rrjetet sociale për të dërguar në mënyrë të paligjshme emigrantë në drejtim të Britanisë së Madhe. Në mënyrë të veçantë Tik-Tokun për të bërë të mundur kalimin e emigrantëve me kamionë, ku çdo person do të duhet të paguajë 20 mijë paund.

Gjithashtu, mafia shqiptare e përdor Tik-Tokun për të reklamuar ‘biznesin’ e tyre teksa shkruajnë; “Udhëtimi i fundit këtë vit për të takuar Mbretëreshën në Angli. Udhëtim i sigurt brenda kokës së kamionit. 100% i sigurt. Për më shumë DM.”

Në një postim tjetër në 21 dhjetor, shkruhej; Udhëtim gati për në Angli për vetëm 24,000 paund”, Apo thirrje të tjera si: ‘Udhëtim i sigurt për në Angli para Krishtlindjeve. Na kontaktoni shpejt.’, shkruan media angleze, Daily Mirror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në prag të Krishtlindjeve rreth 150 refugjatë, përfshirë fëmijë dhe një foshnjë, u kapën në Kanalin Anglez pak para mesnatës. Ministri i Emigracionit Tom Pursglove duke folur për përdorimin e rrjeteve sociale nga grupet kriminale theksoi se; “Trafikantët e përdorin median sociale për të tërhequr, promovuar dhe përfituar nga kalimet vdekjeprurëse në drejtim të Britanisë së Madhe, por ne jemi të vendosur t’i ndalojmë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?