”Daily Telegraph”: Shqiptarët përdorin facebook-un për aktivitete kriminale

Pas lajmit të djeshëm se shqiptarët kanë mbushur burgjet në Britaninë e Madhe, sot një tjetër medie shkruan për këtë komunitet, ndaj të cilit është krijuar steriotipi se është kriminel dhe se ka në dorë tregun e kokainës. ”Daily Telegraph”, përmes një artikulli për shqiptarët e mbërritur ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se i gjithë aktiviteti kriminal realizohet nëpërmjet një faqeje facebook-u, e cila administrohet në një shqiptar i dënuar për vjedhje banke dhe droge.

Pavarësisht se postimet janë publike për rrjetin e klandestinëve apo falsifikimin e dokumenteve për patentë dhe leje qëndrimi, autoritet nuk kanë bërë asgjë për ta ndaluar këtë veprimtari. Daily Telegraph thotë se ka kontaktuar me adminin e faqes dhe ai nuk ka preferuar që të japë asnjë përgjigje dhe se faqja e Facebook-ut “Albanians in London” është mbyllur brenda një orë më pas. Për më tepër lexoni artikullin e plotë të investigimit.

Kulmi arriti në një të diel qershori, ku alarmi doli në facebook: ”Të gjithë shqiptarët pa dokumente duhet të jenë të kujdesshëm në Stacionin Waterloo! Atje ndodhet Zyra e Brendshme që po bën kërkime”. Postimi i 23 qershorit, ishte një nga shumë paralajmërimet e tilla për imigrantët e paligjshëm, që ndiqnin faqen e facebook-ut ”Shqiptarët në Londër”, duke u thënë atyre informacione se ku dhe kur oficerët e forcave kufitare ose policia po montonin për spastrime.

Ka dy herë më shumë shqiptarë që hyjnë në mënyrë të paligjshme në Britani përmes porteve në Mbretërinë e Bashkuar, se çdo kombësi tjetër, sipas Ministrisë së Brendshme, ndërsa Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thotë se bandat shqiptare kanë zaptuar tregun e trafikut të drogës, veçanërisht kokainës. ”Kërcënimi me të cilin PO përballemi me grupet shqiptare të krimit është i rëndësishëm. Londra është qendra e tyre kryesore por ato janë vendosur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”,-tha një zëdhënës i NCA.

Faqja e Facebook ”Shqiptarët në Londër”, ndiqet prej 123,000 dhe gjiganti i internetit nuk bën asnjë përpjekje të dukshme për ta bllokuar atë dhe përkundër që personi ishte dëbuar pasi u burgos për tregtinë e drogës në Mbretërinë e Bashkuar, u pa në YouTube, duke promovuar muzikën e tij rap, ndërsa është i armatosur. Irlanda është një rrugë më e lirë dhe më e lehtë për në Mbretërinë e Bashkuar për emigrantët e paligjshëm, pasi kontrollet e forta kanë rritur çmimin në 14,000 euro për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar nga kontinenti.

Nisur nga çfarë deklaron Ministria e Drejtësisë, shqiptarët përfaqësojnë 876 nga 9,089 shkelës të huaj në burgjet angleze. Numri i tyre është dyfishuar përgjatë katër viteve të fundit, ku shqiptarë të gjendur pas hekurave në qershor të 2015- s numëroheshin 475. Ndërkohë që një dekadë më parë, shifra shkonte vetëm 166. ”Grupet kriminale shqiptare kanë krijuar një profil të lartë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në trafikun e lëndëve narkotike, saktësisht kokainës. Zgjerimi i ndikimit të tyre po vazhdom”,-është shprehur Agjencia Kombëtare e Krimit në vend.

Burimi: Daily Telegraph

SHKARKO APP