Bora mbulon Dajtin, në Kukës e Korçë deri në 60 cm trashësia e borës

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=-26LXGCIT0Q” width=”560″ height=”315″]

I gjithë vendi jonë është pushtuar nga temperature të ulëta me reshje bore. Edhe në Tiranë mëngjesin e sotëm Dajti është zbardhur nga bora.

Bora bllokon disa fshatra në Kukës dhe Korçë,  ndërsa akset nacionale janë të gjithë të kalueshëm por në disa prej tyre rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Në Jug të vendit Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati e të riktheje përmbytjet. Gjatë natës Lumi i Vjosës rriti së tepërmi prurjet e tij, sidomos nga pjesa që vjen prej burimeve në tokën greke. Në Selenicë mësohet se Vjosa ka dalë nga shtrati pasi u dëmtua argjinatura.

Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve edhe në Tiranë do të shkojnë deri në – 5 gradë ndërsa ato maksimalet deri në 11 gradë.

Pavarësisht reshjeve të dendura të dëborës Rruga e Kombit është e kalueshme dhe borëpasturset punojnë pa ndërprerje për të mbajtur të pastër.

Në qarkun e Kukësit situata, paraqitete problematike në rrugët që lidhin fshatrat me bashkine.

Në Korçë – Reshjet e dëborës të rëna kryesisht në orët e pasdites të së shtunës kanë krijuar një dimër të vërtetë në të gjithë rajonin e Korçës,  ku bora në zonat e larta malore arrin deri në 30 centimetra ndërsa në qytet jo me shumë se 5 centimetra.

Problemi i krijuar nga reshjet  kanë qenë izolimi i disa zonave të thella  malore siç është fshati Panarit në zonen e Vithkuqit, ku trashësia e deborës në vendin e quajtur Mashkullore i kalon 30 centimetra. Banorë të këtij fshati, të kontaktuar në linje telefonike thanë se janë të bllokuar prej dy ditësh, pasi nuk ka mundësi ndërhyrjeje për hapjen e rrugës

Në Kukës intensiteti i reshjeve të dëborës vijon të ketë rritje. Trashësia arrin deri në 30 cm në qytet dhe 50 cm në zonat malore. Erërat e forta me stuhi bore kanë shkaktuar probleme në drejtim të furnizimit me energji elektrike, ku 12 njësi Administratove në Kukës, Has e Tropojë janë pa energji elektrike, informon gazetari ynë Blerim Tota.

Disa nga akset rrugore të qarkut Kukës janë të bllokuara nga stuhitë e dëborës. Aktualisht rrugët e njësive Zapod, Shishtavec, Topojan, Grykecaje, Kalis, Arren janë të pakalueshme.

Energjia elektrike mungon në një pjesë të njësisë Kolsh dhe Kalimash për shkak të një defekti të fiderit që furnizon Mamzin.

Në terren janë 18 mjete  që po punojnë për hapjen e rrugëve. Të gjitha rrugët e qytetit janë të hapura. Një mjet po pastron edhe trotuaret kryesore.  Furnizimi me ujë të pijshëm ka qenë i rregullt. Nuk jane raportuar raste të urgjencave mjekesore.

SHKARKO APP